[magnifier_image]

Historia e Krishterimit në Shqipëri

Ky libër u botua nga
Qendra për Drejtuesit e Krishterë (QDK)
Tiranë, Shqipëri.

Autori: David Hellsten

$0.00

Share this product

Përshkrim

Ky libër i dedikohet
Kishës së Dishepujve të Lushnjës

Historia është e pashmangshme. Çasti i tanishëm nuk shkëputet dot nga zinxhiri i pandërprerë i kohës, që rrjedh çast pas çasti, brez pas brezi, shekull pas shekulli.
Njohuria jonë e historisë është e kufizuar, dhe një vend si Shqipëria vuan jashtëzakonisht nga mungesa e burimeve të shkruara që nga lashtësia. Jam përpjekur të gjej sa më shumë të dhëna rreth kishës në Shqipëri, por jam i vetëdijshëm për mungesën e shumë detajeve. Gjithashtu kam zgjedhur dhe përzgjedhur nga materiali ekzistues; asnjë libër nuk mund të përfshijë çdo gjë, dhe jam shumë i vetëdijshëm që kanë ndodhur gjëra interesante që nuk janë përmendur këtu.
Megjithëkëtë, shpresa ime është që ky libër të jetë bekim për komunitetin ungjillor në Shqipëri, dhe që të jemi të aftë të mësojmë nga historia; sepse është e vërtetë thënia e njohur: kush nuk mëson nga e kaluara, ka për ta përsëritur atë!

sqAlbanian