Njohja e Perëndisë – Audio
| 22 Mars, 2025
Njohja e Perëndisë është nevoja jonë më e madhe dhe vullneti i Krijuesit për tërë bijtë e Tij. Për më shumë se një gjysmëshekulli klasiku i J. I. Packer i ka ndihmuar të krishterët nëpër botë të zbulojnë dhe të përjetojnë madhështinë, lavdinë dhe gëzimin e njohjes së Perëndisë. I shkruar me urtësi dhe përvojë të madhe, libri synon të përtërijë dhe të pasurojë njohjen tonë të Perëndisë. Kjo njohje e veçorive dhe e veprave të Perëndisë sjell një karakter të perëndishëm, na përul, e fuqizon besimin dhe dëshminë në botë e mbi të gjitha i jep lavdi emrit të Krishtit. Studimi më i shkëlqyer për ta zgjeruar shpirtin, është njohja e Perëndisë Triun. Asgjë tjetër nuk do ta pasurojë jetën, asgjë nuk do ta fisnikërojë aq shumë shpirtin, sesa një hulumtim i devotshëm, i zellshëm dhe i vazhdueshëm i temës madhështore të Hyjnisë. Është lutja dhe dëshira jonë si botues, që ky libër ashtu siç ka dhënë fryt kudo nëpër botë, do të jetë i tillë edhe për ne, Kishën shqiptare! Perëndia e bëftë emrin e Tij edhe më të njohur në dhe përmes nesh!