Stili i Jezusit

Autor: GAYLE D. ERWIN

Citimet e përdorura në këtë libër janë marrë nga Botimi i Biblës
në shqip prej Shtëpisë Botuese “Lajmi i Mirë”, Tiranë 1994 (Shën.
i përkthyesit)

Përktheu: Elizabeta Alimhilli
Redaktoi: Edlira Mulla

$0.00

Compare

Share this product

Description

Parathënie

Shfaqja e parë e botës ndaj Krishtit qe në qenien njerëzore –
personin – njeriun e quajtur Jezus … marangozin Çifut, që u bë rabbi
(mësues) endacak. Mësimet e Tij ishin largpamëse duke e kapërcyer
ortodoksinë fetare dhe pikëpamjen tradicionale mbi Mbretin Mesia
dhe mbretërinë e Tij. Sot, ne nuk dëgjojmë se çfarë thotë Jezusi,
mbasi jemi gjithmonë në rrezikun e imponimit të një kuptimi të
pasaktë në mësimin e Tij largpamës prej asaj që ne mendojmë se
tashmë dimë dhe besojmë në kontekstin tonë kulturor dhe teologjik.
Traditat tona na dalin përpara.
Përmes këtij libri, Geil Erwin na ndihmon ta shohim, ta ndiejmë
dhe ta dëgjojmë Jezusin, si për herë të parë, plotësisht të zhveshur
nga paramendimet, prirjet apo paragjykimet. Ai na ndihmon të
çlirohemi nga traditat tona dhe nga ai burg dogmatik, që kishte
mbërthyer edhe besimtarët bashkëkohës të Jezusit:
Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: “Mirë profetizoi Isaia për ju,
hipokritë, siç është shkruar: “Ky popull me buzë më nderon, por
zemra e tyre rri larg meje. Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar
doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit”. (Marku 7:6-8)
Disa dijetarë teologë vazhdojnë të këmbëngulin se problemi më
delikat për kishën qëndron në faktin se çfarë besojmë ne për Jezus
Krishtin. Në një vështrim shumë themelor, ky ka qenë gjithmonë
problemi më kritik për kishën dhe si rrjedhojë, edhe për historinë.
Në mënyrë të pandryshueshme dhe të pashmangshme sa herëqë në
qendër të vëmendjes vihet një problem tjetër, ai synon t’i përçajë
ata njerëz, për të cilët Krishti është Zoti dhe Shpëtimtari i tyre.
Një mënyrë për ta parë këtë është se kur çështjet e tjera lejohen t’i
polarizojnë ata për të cilët Krishti është Zot, ajo çështje, çfarëdo
që të jetë, është ngritur në një pozicion të një rëndësie më të lartë
se sa vetë Krishti. Një dijetar i shquar, të cilin e admiroj dhe e
respektoj thellësisht shprehej kështu: “Çdo gjë që ti e ve në qendër
të vëmendjes, e bën idhull.”

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Stili i Jezusit”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Këtu kemi një përshkrim të shkurtër se si të shkarkojmë një libër nga faqja e IBSH në kompjuter.
Është e nevojshme që të kemi Digital Editions që të mund të hapim një libër epub nga faqja e IBSH