Studimi induktiv i Biblës
Studimi Induktiv i Biblës
Si t’i studiojmë Shkrimet në mënyrë të efektshme
Përpiluar posaçërisht për Pastorë dhe punëtorë kishe
Autori: Dan Finfrock
Përkthyes: Florenc Mene
Botuar në Shqip nga: Instituti Biblik i Shqipërisë
$0.00
Description
NATYRA E KËTIJ UDHËZUESI
Ky udhëzues u zhvillua gjatë viteve të shumta që kaloi pastori Dan
Finfrock duke punuar me mijëra pastorë dhe punëtorë të krishterë në
Filipine. U përpilua për të ndihmuar lexuesit që të nxënë studimin e
Biblës pa asnjë burim tjetër të jashtëm, si, për shembull, komentarë
biblikë, Bibla studimore, etj., të cilat, shpesh, mungojnë në bibliotekat
e drejtuesve të botës së tretë.
Me një përkthim të mirë të Shkrimeve, pjesëmarrësve u mësohet
sesi të vëzhgojnë, interpretojnë dhe zbatojnë me kujdes Fjalën e
Perëndisë. Shkrimet marrin gjallëri përmes këtij sistemi emocionues
të Studimit Induktiv të Biblës (SIB). SIB është një studim tejet tërësor
dhe metodik i Shkrimeve.
Ky udhëzues mund të përdoret për t’i dhënë mësime çdo njeriu të
interesuar për të nxënë si të studiojë Fjalën e Perëndisë në mënyrë më
të efektshme. Ai po përdoret në shumë vende dhe është përkthyer në
më tepër se tridhjetë e pesë gjuhë në mbarë botën.
Reviews
There are no reviews yet.