Përshkrim
Libri i ateistëve
Kudo që njerëzit dinë të shkruajnë, e kanë librin e tyre të shenjtë. Po ashtu edhe bota komuniste e ka biblën e vet, që quhet Libri ateist. Për herë të parë është botuar në vitin 1961 nga Akademia e Shkencave të Moskës (shtëpia botuese shtetërore për shkenca politike), si vepër e përbashkët e një numri të madh specialistësh të njohur si: historianët Beliaeivi e Belinova dhe filozofët Çanishevi, Elshina dhe Emilia. Përfundimisht e redakton profesori universitar S. Kovalev. Është rishtypur disa herë qysh prej botimit të parë. Ky libër është një përmbledhje e kredos ateiste. Është përkthyer në shumë gjuhë dhe është shpërndarë masivisht nëpër vende të tjera socialiste. Idetë që përmban ky libër i kanë përhapur duke filluar që nga shkollat fillore e deri në fakultete, nëpërmjet radios, televizionit, filmit dhe mitingjeve ateiste. Dhe kur vdes një ateist, në fjalimin e përmotshëm, në vijën e mësimit të biblës komuniste, i sigurojnë familjes së të ndjerit, se të vdekurit përfundojnë me kaq, se nuk ka as jetë të përjetshme
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.