Udhëheqësia Shpirtërore
Titulli: Udhëheqësia Shpirtërore
Titulli në origjinal: Spiritual Leadership, J.Oswald Sanders
E drejta e autorit © 2022 Instituti Biblik i Shqipërisë
“This book was first published in the United States by Moody Publishers, 820
N. LaSalle Blvd., Chicago, IL 60610 with the title Spiritual Leadership, copyright
©1967, 1980, 1994, 2007 by The Moody Bible Institute of Chicago. Translated by
permission. All rights reserved.
Përkthyer me leje nga: The Moody Bible Institute of Chicago d/b/a Moody Publishers
Për botimin në shqip:
Botimi i parë: Qendra për Drejtuesit e Krishterë (QDK), 2008
Përktheu: Anri Pashaj
Rishikoi përkthimin: Laura Greer
Redaktimi letrar: Afërdita Cesula
Ribotim: Instituti Biblik i Shqipërisë (IBSH), 2022
$3.00
Përshkrim
Gjatë një harku kohor prej njëzet e pesë vjetësh, “Udhëheqësia
shpirtërore”, nga Oswald Sanders, ka fituar reputacionin e një
studimi klasik. Fillimisht në formën e një serie leksionesh të
dhëna për Bashkësinë e misioneve jashtë vendit (Overseas Missionary
Fellowship), ky libër është vlerësuar nga mijëra lexues për njohuritë e
tij të thella dhe për mençurinë e perëndishme. Atëherë, përse ishte e
nevojshme të rishikohej rresht për rresht? Shqetësimi ynë ishte se gjuha
e botimit fillestar po e bënte gjithnjë e më të vështirë vlerësimin e ideve të
Sanders-it. Të krishterët bashkëkohorë, të cilët mund të përfitojnë shumë
nga libri, mund të pështjellohen nga referencat për personalitetet pak të
njohura, shprehjet e vjetruara dhe këndvështrimet që i takojnë një epoke
të mëparshme.
Prandaj, qëllimi ynë ishte që ta rishikonim librin “Udhëheqësia shpirtërore”
për të krishterët që jetojnë sot. Ne nuk mund të përmirësojmë
njohurinë që Sanders-i ofron, por jemi përpjekur të rinovojmë mënyrën e tij
të të shkruarit duke shqyrtuar çdo fjali për qartësinë dhe përshtatshmërinë
me lexuesin bashkëkohor. Edhe pse kemi ndryshuar shumë fjalë, i kemi
qëndruar besnikë kuptimit dhe qëllimit fillestar të çdo pasazhi. Disa nga
ndryshimet specifike shpjegohen në paragrafët e mëposhtëm.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.