Një stil i veti
| 14 Dhjetor, 2022 Një stil i veti
Jezusi – Po
Qe vetëm një nga afishet e shumta që pamë të përdorura nga
protestuesit e viteve gjashtëdhjetë, që më pati tërhequr më tepër
vëmendjen. Në të thuhej vetëm: “Jezusi – Po! Krishtërimi – Jo!”
Mendova me vete: “Përse vallë gjatë gjithë këtyre viteve
vërtetësia e Jezusit mbeti natyrshëm tërheqëse, ndërkohë që
interpretimet tona për Të kanë rezultuar më pak tërheqëse?” Diku
kemi harruar të kuptuarit e atij që e portretizon më saktë. Po cili të
jetë ky vallë? A mund të ketë mbetur ndonjë gjë për Të pa u bërë
objekt kërkimi dhe shtjellimi? Cila vallë të jetë rrugëzgjidhja? Le
ta kërkojmë së bashku!
Personi i Jezus Krishtit ka qenë në qendër të vëmendjes në
të gjitha kohërat, gjatë gjithë historisë dhe në të gjitha studimet
e bëra (për këtë jam plotësisht i bindur). Megjithatë, ky libër
nuk përqëndrohet në paraqitjen e Jezusit si i gjithëdijshëm, i
gjithëpushtetshëm dhe i kudopranishëm, as me paracaktimin e fatit,
apo paranjohjen prej Perëndisë.
Në vend të këtyre përshkrimeve përmbushëse magjepsëse me
mundësi të pafundme të kompleksiteteve teologjike, më pëlqen t’ju
flas për mishërimin e tij.
Kur e qara e parë e foshnjës u dëgjua në atë grazhd të Betlehemit
dhe nën kujdesin e Marisë dhe të Jozefit erdhi në jetë një fëmijë i
brishtë, i rrudhosur dhe i mbuluar me gjak, universi bëri kthesën
e tij më të madhe. Për herë të parë, Perëndia dhe Krijuesi, për të
cilin vetëm kishim dëgjuar më parë, tani mund të shihej dhe të
prekej. I gjithi siç ishte, tani zinte një mish njerëzor … i arritshëm, i
mundshëm për t’u kontaktuar, i dobët. Fatkeqësisht, njerëzimi ende
parapëlqen Perëndinë e paparë dhe të largët. Ne kemi vështirësi me
Perëndinë që është mish i gjallë. Neve na pëlqen më tepër të kapemi
pas parimeve, dogmave dhe ideve njerëzore, sesa ta dëgjojmë atë
që na thërret drejt vetes si një njeri.
Por Perëndia i shikon gjërat ndryshe. Jezusi, pikëndarja e kohëve
ishte i prekshëm dhe vendosi lidhjet mes nesh dhe Perëndisë.
Është me vend të theksohen të dhënat që dëshmojnë për Jezusin, që u end
kudo duke prekur njerëzit, madje edhe ata që deri atëherë kishin
qenë të paprekshëm. Si për çudi, të dhënat dëshmojnë se ata që u
prekën prej tij nuk e kuptuan se kush ishte ai. Çuditërisht, vetë
ndjekësit e tij më të afërt, shpesh s’ishin të sigurt.
Mbretëria Kokëposhtë
Gjon Pagëzori, kushëriri i Jezusit, vetë shfaqi një pasiguri të tillë.
Që në fillim të shërbesës së tij u shpreh me këto fjalë për Jezusin:
“Ky është Ai!” Më vonë, i shtyrë nga dyshimet e tij, ai si për t’u
siguruar pyeti: “A je ti Mesia?”
Çfarë ndodhi ndërkohë? Pse dyshonte ai se kush ishte Jezusi në
të vërtetë? Gjoni, vetë shpjegon se ku bazohej pasiguria e tij. Në
deklaratën e tij të parë, ai thekson se s’do të kishte qenë në gjendje
ta njihte Jezusin, po të mos kishte qenë Fryma që kishte zbritur
dhe kishte mbetur në të. Kjo na tregon se s’kishte asgjë mesianike
në pamjen e Jezusit (diçka shumë e vështirë për t’u besuar, tani që kemi
parë portretizimet artistike që i bëhen Jezusit), dhe se veprimet e tij nuk
përkojnë me mendësitë dhe parashikimet tona tradicionale mbi Mesinë.
Dishepujt ndesheshin në mënyrë të vazhdueshme me ato
që Jezusi përpiqej t’u mësonte për mbretërinë e Perëndisë. Ata
mashtronin për të zënë poste apo për privilegje dhe debatonin se
kush ishte më i madhi mes tyre. Nuk më vjen turp të them, se unë
vetë e çmoj të parit e natyrës së tyre njerëzore, dhe pa dyshim më
duket vetja shumë i ndërlikuar për të qëndruar në një përngjasim
të tillë trashanik.
Jezusi u përgjigjej qartë dhe me vendosmëri diskutimeve
ambicioze të dishepujve “Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve
i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to
pushtetin e tyre; por kjo s’duhet të ndodhë midis jush; madje
ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori
juaj; dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë
skllavi i të gjithëve. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi t’i
shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si
çmim për shpengimin e shumë vetave”. (Marku 10:42-45)
Ky njeri tha se erdhi më tepër për të shërbyer, sesa që t’i
shërbejnë. Siç ka thënë një shkrimtar, ai sundon “një mbretëri
kokëposhtë”. Duke e studiuar atë mund të ndeshim aq të papritura,
sa edhe vetë dishepujt. Kur Gjon Pagëzori e pyeti: “A je ti Ai?”
Jezusi iu përgjigj duke i listuar shërbimet dhe shërimet që kishte bërë;
veprime këto, disi më pak të bujshme se parashikimet tradicionale
mbi Mesinë. Gjoni gjendej akoma në burg i paçliruar. Roma ishte
akoma në fuqi. Po, ku qenka pra mbreti Jezus? Diçka s’shkon mirë
ose ka qenë krejt një keqkuptim. Jezusi, duke qenë i ndërgjegjshëm
për tensionin që ekziston mes realitetit të tij dhe botëkuptimit tonë
u përgjigj si më poshtë: “I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej
meje” (Luka 7:23).
Ky, pra është Jezusi, për të cilin dua t’ju flas, Jezusi që e quajti
veten shërbëtor. Nuk e di pse, por gjatë punës sime kërkimore nuk
kam arritur t’i zbuloj cilësitë e të shërbyerit që duken kaq qartë dhe
janë themelore për atë që kush është Jezusi, edhe pse të trajtuara
cektësisht e shkurtimisht. Vetëm di të them se zbatimi dhe ndikimi
i tyre tek njerëzit ka forcë të papërshkrueshme, unë vetëm mund
t’ju ftoj ju tek kjo.
Mund ta lexojmë të gjithë librin në: https://ibsh.al/product/stili-i-jezusit/