Më shumë se zdrukthëtar – (Audio)
| 17 Korrik, 2024
Që nga botimi i parë, në vitin 1977, ky libër i ka nxitur lexuesit të bëjnë pyetjen: “Cili është Jezusi?” Xhosh Mek-Dauelli i ndihmon ata që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje dhe të vendosin vetë, në bazë të informacionit, fakteve shkencore dhe historike që sjell për Biblën, për Jezusin dhe ringjalljen e Tij, nëse Ai ishte gënjeshtar, i çmendur apo Zot. Libri lexohet si një dokument personal kërkimor, i cili i rreshton me saktësi faktet nga burime të besueshme që vijnë nga shkencëtare laike e nga teologe konservatorë. Gjuha e përdorur është e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë, pa shumë terma teologjike. Për autorët dhe për miliona të krishterë në mbarë botën Jezu Krishti është Zoti i vërtetë dhe i gjallë që i ka transformuar jetët e tyre me falje, qëllim, kuptim dhe shpresë. Urojmë që nga të vërtetat e këtij libri edhe shumë të tjerë do të bëjnë këtë vendim, të besojnë në Krishtin Zot!.