Etje për Realitet – (Audio)
| 13 Shtator, 2024Në ditët e sotme, askush nuk mund të thotë se ne të krishterët jemi të uritur shpirtërisht. Përmes përkujdesjes dhe besnikërisë së shërbëtorëve të Perëndisë, ne marrim bujarisht ushqim, mësim, inkurajim, përkëdhelje, nxitje, mbështetje dhe njëkohësisht përkujdesje. E megjithatë, ne e dimë mirë se, për të qenë të sinqertë, këto gjëra kanë dhënë shumë pak efekt në jetën tonë.
A mund t’i jepet fund kësaj kontradikte? A mund të shërohet kjo jetesë e dyfishtë? A mund të na e revolucionarizojë Krishti në të vërtetë jetën tonë, në mënyrë që të jetë e palëkundshme dhe e
frytshme? Përgjigjja e këtyre pyetjeve është “po”. Rezultati për secilin prej nesh nuk do të jetë një jetë e përsosur, por një jetë në realitet. Nuk do të thotë një jetë e lehtë, por do të jetë një jetë plot
gëzim. Jeta jonë mund të transformohet!