Kur Zoti ekziston, përse ka vuajtje dhe vdekje?
| 30 Mars, 2023
Ne e dime se ka ditë të vështira me vuajtje, dhembje dhe vdekje në jetën tonë dhe në botën që na rrethon. Mjafton të shkosh në spital, të shohësh lajmet për luftëra, dhunë në familje, ka shumë vuajtje. Nëse Zoti ekziston, atëherë pse ka gjithë këto vuajtje dhe dhimbje në botë? Ky program sjell të vërteta nga Bibla, nga vuajtjet e të tjerëve dhe nga disa kohë të vështira që Pëllumbi ka përjetuar dhe ndan se si mund t’ia dalim përmes kohëve të tilla. Çfarë mund të bëjmë? Si mund të ndihmojmë të tjerët? Si mund ta ruajmë besimin në Krishtin? Si na ndihmon besimi në Krishtin?