Historia e Krishterimit në Shqipëri
| 16 Gusht, 2023Historia nuk mbaron kurrë. Pas disa vitesh, ky libër do të jetë i paplotë; në fakt, tashmë është i tillë. Dikush mund të thotë se historia nuk ka aq shumë vlerë, përveç për ta shuar kureshtjen tonë; më e rëndësishme është e ardhmja. Kjo pikëpamje sigurisht që ka vlerë: e kaluara është e pandryshueshme, ndërsa e ardhmja është një fletë akoma e pashkruar. Megjithatë, besoj se është e vlefshme dhe e dobishme ndonjë herë ta hedhim shikimin prapa, për t’u mahnitur me gjërat e mira dhe të këqia që kanë ndodhur në historinë tonë si populli i Zotit. Shohim se si gabimet dhe mëkatet njerëzore kanë krijuar kushte jo të favorshme për ungjillin; shohim se si ambicja njerëzore është ndërthurur me shërbimin e kishës; shohim se si e kaluara vazhdon të ndikojë mbi të tanishmen – dhe si pasojë edhe mbi të ardhmen.
Por gjithashtu shohim se si Perëndia vazhdon ta çojë planin e tij drejt përmbushjes, pa u shukatur nga çoroditjet njerëzore. Ai përdori infrastrukturën e perandorisë romake për ta çuar ungjillin deri në Iliri. Përdori Gjerasim Qiriazin dhe bibla-shitësit e tjerë për të shpallur përsëri ungjillin, dhe pas epokës komuniste i përdori misionarët e huaj për ta rifutur edhe një herë ungjillin në trevat shqiptare. Tani po përdor besimtarë shqiptarë për ta përcjellë ungjillin në vende të tjera. Kush do të kishte besuar këtë 20 vjet më përpara? Po për Perëndinë, asgjë nuk është e pamundur. Ai është sovran, Ai është Zoti i kishës dhe i historisë, dhe Atij i përket lavdia përgjithmonë.
Tani mund ta dëgjojmë këtë libër edhe audio në:
https://ibsh.al/historia-e-krishterimit-ne-shqiperi/
https://youtu.be/LEgDUFTsgeM
https://fb.watch/iZse4GRCw5/