Familja e shëndoshë – (Audio)
| 11 Qershor, 2024Sa e rëndësishme dhe e çmuar është familja për Perëndinë! Zoti dëshiron të bekojë fort familjen tënde, Ai e krijoi atë si një institucion ku të ketë dashuri, përkujdesje, nderim, përkushtim dhe sakrificë. A po mendon që të krijosh familje në Zotin? A po punon që të ndërtosh një familje edhe më të themeluar në parimet e Fjalës së Perëndisë, pra nga vetë Krijuesi i familjes? A po mendon që të ndihmosh dikë tjetër për këtë nevojë të madhe? Në një kohë kur familja është në krizë dhe me plot probleme në shoqërinë tonë ky libër do të jetë një ndihmë e vërtetë duke e ndihmuar lexuesin, dëgjuesin që të zbulojë parimet dhe planin e Perëndisë, Krijuesit dhe Arkitektit të familjes për familjen. Do të gjejmë parime Biblike dhe po ashtu mundësi për shërim për familjen që nuk e ka Krishtin në qendër dhe vuan nga egoizmi dhe mëkati në gjirin e saj. Urtësia që Zoti i ka dhënë Andit në përgatitjen e këtij libri do të jetë një bekim për çdo familje.
Mund ta dëgjojmë librin audio këtu: