Doktrina e krijimit biblik dhe rëndësia e saj
| 14 Janar, 2022TEMA: Doktrina e krijimit biblik dhe rëndësia e saj.
Qëllimi: Të mësojmë se çfarë është ajo, cila është baza biblike për të dhe pse është e rëndësishme kjo doktrinë për kishën e Zotit.
Doktrina e krijimit, përkufizim
“Ne besojmë se i pëlqeu Perëndisë Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë, për lavdinë Tij, në fillim të krijonte nga hiçi, botën, dhe gjithçka në të, të dukshme dhe të padukshme, në gjashtë ditë dhe gjithçka në mënyrë të përsosur. Pasi krijoi të gjitha krijesat e tjera, krijoi njeriun, mashkull dhe femër, në shëmbëlltyrën e Tij”.
1: Ҫfarë është modeli i krijimit biblik?
Është modeli që i është dhënë njeriut nga Perëndia, Krijuesi, i cili përshkruan ngjarjet që kanë ndodhur në lidhje me origjinën dhe historinë e universit, tokës dhe të gjitha gjërave të gjalla që gjenden në tokë. Krijimin e botës materiale dhe asaj frymërore.
Burimi i modelit të krijimit vjen nga Bibla, zbulesa e shkruar dhe e pagabueshme e Perëndisë për njeriun, për kishën.
2: Referenca biblike për krijimin
Romakët 1:20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
Hebrenjtë 1:2 së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.
11:3 Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, kështu që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
Kolosianët 1:16 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.
3: Ku qëndron rëndësia e doktrinës së krijimit në të vërtetë? I: Rëndësia e një themeli të mirë në besimin e krishterë
Është thelbësore, që kisha e krishterë të ketë një themel të mirë, në besimin e saj në të vërtetën e Perëndisë, në Zanafillë si baza dhe themeli i Fjalës së Perëndisë.
Rrjedhojat e një besimi të tillë mund t’i shohim në historinë e kishës dhe në të tashmen, se si një të kuptuar i mirë i Zanafillës, ndihmon për pjesën tjetër të shkrimit.
Pasojat mund t’i shohim gjithashtu, ndërsa evolucioni mohon ekzistencën e Krijuesit, parimet morale të Krishterimit dhe ndikimin pozitiv të Biblës në shoqëri sot.
II: Ajo që ne besojmë për sa i përket origjinës është themelore për besimin në Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë
Bibla fillon me Zanafillën dhe Zanafilla fillon me Perëndinë, ekzistencën e Tij, atributet e Tij, përshkrimin e Krijimit të Perëndisë, qëllimin e Tij për krijimin.
Luka e fillon Ungjillin e tij, duke na treguar që Jezusi është biri i Adamit
Gjoni e fillon Ungjillin e tij duke u përqendruar në krijmin, në Birin Perëndi.
Një kuptim i drejtë, i plotë i doktrinës së krijimit sjell njohurinë e duhur për Zotin, një njohuri e paplotë për doktrinën e krijimit sjell një koncept të paplotë për Zotin.
III: Ajo që ne besojmë për krijimin është themelore për çështjen e kuptimit të jetës
Çfarëdolloj kuptimi apo shprese që evolucionisti përpiqet që të krijojë është thjesht një iluzion, një siguri emocionale.
Por nëse Perëndia krijoi botën, atëherë kjo është më e thjeshtë dhe na tregon se ka qëllim, kuptim dhe shpresë në jetë.
Perëndia e zbulon vetveten në Shkrimin e Shenjtë, Ai është një Perëndi qëllimi dhe kuptimi. Ai na tregon se dëshiron që të na birësojë, e të na përdorë për lavdinë e Tij.
Atij nuk iu desh që të krijonte nga detyrimi, por Ai deshi që të shpallte, fuqinë, urtësinë, madhështinë, shenjtërinë dhe lavdinë e Tij në krijim.
IV: Ajo që ne besojmë për sa i përket origjinës është themelore për çështjen e kuptimit e moralshmërisë
Perëndia është Krijuesi dhe ligjdhënësi siç është përshkruar në Bibël.
Të gjithë njerëzit janë krijuar nga Perëndia dhe janë të barabartë në sytë e Tij.
Mohimi i doktrinës se krijimit, evolucioni e shkatërron moralin e njerëzve.
Racizmi: Në të gjithë botën ku ka racizëm ndaj ngjyrës së dikujt, prejardhjes kulturore, origjinës kombëtare, apo gjinisë, ai i ka thellë rrënjët në mohimin e doktrinës së krijimit.
A: Krijimi: Gjërat janë shumë ndryshe, Zanafilla dhe martesa
Përsëri, doktrina e krijimit, Zanafilla është themeli i martesës, na përshkruan qartë martesën e parë, që Perëndia vetë e themeloi, një burrë dhe një grua përgjithmonë.
Divorci, shkelja e kurorës, kurvëria, homoseksualiteti, përdhunimi dhe poligamia janë mëkat, sepse janë në kundërshtim me rregullin e krijimit të Perëndisë.
Doktrina e krijimit na mëson që të punojmë gjashtë ditë dhe të pushojmë, të shenjtërojmë ditën e shtatë për Perëndinë. Ne mblidhemi për Fjalën, adhurim, miqësi, lutje.
Doktrina e kijimit, Zanafilla është e vërtetë, mësojmë të vishemi hijshëm, se lakuriqësia publike, pornografia janë mëkate, ato nxisin ndyrësinë e pasioneve tona mëkatare.
B: Doktrina e Krijimit, Zanafilla dhe shenjtëria e jetës
1) Bibla thotë se ne jemi krijuar në imazhin e Perëndisë dhe vetëm Ai ka autoritet mbi jetën dhe vdekjen dhe se jeta është e shenjtë.
2) Prandaj praktika si: aborti është një praktikë, e cila përfshin vrasjen e krijesave në shëmbëlltyrën e Perëndisë, në kundërshtim me doktrinën e krijimit. Miliona vriten çdo vit në botë, disa mijëra në Shqipëri, quhet holokausti i heshtur.
V: Ajo që ne besojmë, për krijimin është themelore për besimin tonë tek Bibla, Ungjilli Përfundimisht, doktrina e krijimit, është themelore për të gjitha doktrinat biblike.
Nëse do të besosh në origjinën e Adamit të parë, atëherë do të besosh, të vërtetën për Adamin e dytë, Jezusin! Rom 5:12-21.
Nëse Bibla është e saktë për të shkuarën ajo është udhërrëfyesja jonë për të ardhmen.
Kjo është ajo që ka bërë kisha në historinë e saj dhe ajo që bënë reformatorët, të cilët
besuan në të vërtetat e shprehura në doktrinën e krijimit, në Zanafillë.
Ungjilli na flet qartë që ne jemi mëkatarë dhe mund të ripërtërihemi vetëm me anë të një marrëdhënieje të drejtë, përmes besimit në vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.
Por nëse nuk ka Krijues, nuk as Ungjill pasi mbi mesazhin e Ungjillit ngrihet kisha
Rëndësia e doktrinës së krijimit qëndron në: I: Rëndësinë e një themeli të mirë në besimin e krishterë.
II: Ajo që ne besojmë, për sa i përket origjinës së botës është themelore për besimin në Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë.
III: Ajo që ne besojmë, për sa i përket origjinës, është themelore për ҫështjen e kuptimit të jetës.
IV: Ajo që në besojmë, për sa i përket origjinës, është themelore për ҫështjen e moralit.
V: Ajo që në besojmë, për sa i përket origjinës së botës është, thelbësore për besimin tonë tek Bibla, Ungjilli.
Ja disa materiale për një studim të mirë, të plotë së doktrinës biblike të krijimit
Bibla Fjala e Perëndisë, çdo ditë
Libri i përgjigjeve
Mashtrimi evolucion
Evolucioni fakt apo trillim?
A e ka hequr qafe shkenca Perëndinë?
Darvini dhe darvinizmi pas 150 vjetësh
Origjina
Në kërkim të realitetit
www.answersingenesis.org
www.ibsh.al