Kisha, dashuria midis vëllezërve
| 28 Prill, 2020Hyrje: Prania e saj është një shenjë se ne jemi dishepuj të Krishtit, që jemi duke e zbatuar Fjalën e Perëndisë, është fryt i Frymës në ne. Mungesa e saj ka sjellë, apo po sjell shumë probleme në trupin e Krishtit, një dëshmi të dobët dhe hera-herës turp për emrin e Zotit tonë.
QËLLIMI: Ndërsa mësojmë se çfarë thotë Bibla për dashurinë vëllazërore, dhe zbulojmë pengesat frymërore apo kulturore, ne duam ta zbatojmë në jetë këtë Fjalë nga Perëndia në kontekstin tonë sot duke mësuar nga Historia dhe nga e tashmja.
1: Çfarë thotë Fjala e Perëndisë për dashurinë e Tij për ne?
Një cilësi e mrekullueshme e Perëndisë. E shohim atë në veprën e Tij krijuese, në jetën e përditshme, e shohim atë në planin e Tij të përjetshëm për shpëtimin tonë, e shohim atë kur zgjedh Izraelin, e shohim atë në personin dhe veprën e Krishtit, po e shohim atë në Kryq, e shohim atë në jetët e të krishterëve pasi është derdhur me anë të Frymës së Shenjtë në jetët tona
Këtë dashuri duam që t’ua shpallim të humburve apo me të krishterët që janë në vështirësi
* Perëndia është dashuri: 1Gjoni 4:7-8. Kjo është zbulesa e Perëndisë për veten
* Perëndia na deshi në Krishtin: Gjo 3:16, Rom 5:8
* Kur ne pranojmë Krishtin marrim dhuratën e Frymës: Vep 2:38
* Fryma e Shenjtë derdh dashurinë e Perëndisë në ne: Rom 5:5
2: Çfarë thotë bibla për praninë dhe mungesën e dashurisë vëllazërore?
Ka kaq shumë mësime në Fjalën e Perëndisë për dashurinë vëllazërore, ka pot shembuj frymëzimi për ne sot, dhe po ashtu ka kaq shumë shembuj nga historia dhe e tashmja.
Duke kujtuar këtu se dashuria jonë është treguesi i dukshëm se jemi bij të Perëndisë dhe i bindjes tonë ndaj Tij, i perëndishmërisë në jetën tonë, i marrëdhënies personale me Të.
2.1: Dashuria vëllazërore: 1Pje 1:22, 2Pjet 1:7, 1Gjoni 4:7-8
Ajo është dashuria e atyre që janë bashkuar në vëllazërinë e Krishterë. Dashuria vëllazërore në Bibël nuk është e njëjtë me dashurinë mes dy vëllezërish apo motrash në gjak. Ajo nuk mund të njihet jashtë shtëpisë së besimit, pasi modeli i saj është dashuria e Krishtit.
Ajo karakterizohet nga cilësi që i ka vetëm ai/ajo që ka rilindur nga Fryma e Krishtit, që është i mbushur me Frymën e Perëndisë. Ajo është me të vërtetë unike, kur e përjeton dhe kur e shpall.
Fryti i Frymës është dashuria: Gal 5:22, I pari është Dashuria.
2.2: Jemi urdhëruar që të duam njëri-tjetrin: Gjoni 13:34-35, Rom 13:8-10
Të duash është urdhër, jo fakultative. Dashuria duhet të shfaqet në jetën, dëshminë tonë dhe mes nesh si komunitet dhe kjo gjë në çdo aspekt të jetës.
Kjo është ajo që mendojmë kur jemi thirrur të duam njëri-tjetrin, pasi është e lehtë të duash një që është i dashur, i bindur në Zotin, por është më e vështirë që të duash atë që është kokëfortë, i pabindur, dëshmi e keqe, të fyen, të lëndon, të kërcënon. E megjithatë Fjala na mëson të duam.
2.3: Të duam ashtu si Zoti na deshi: Gjon 13:34-35, 15:12-13,17
Zoti ynë e bën të qartë se modeli, frymëzimi ynë në dashurinë për njëri-tjetrin është dashuria e Tij për ne. Ai e shfaqi në kryq, e derdhi me anë të Frymës. Pavarësisht sesa rebelë ishim, se nuk e meritojmë dashurinë e Tij, Ai e shfaqi atë. Tani, Ai na mëson që t’i ngjajmë Atij në dashuri.
Ajo është shenjë e qartë, e dukshme, e fortë e të qenurit dishepull i Krishtit, ndjekës i Tij. V 35
2.4: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten: Mark 12:30-31
Pasi mendojmë për të dashur siç Zoti na deshi ne, mendojmë që të duam ashtu porsi veten. Edhe pse ka njerëz që nuk e duan veten, duke i bërë dëm jetës së tyre me drogë, alkol, apo çdo gjë tjetër; shumica e njerëzve e duan veten, madje ndonjëherë më shumë se sa duhet.
Ky, vëllezër dhe motra nuk është një mësim i lehtë, madje nuk është e mundur që ta duash dikë në këtë mënyrë nëse ne nuk jemi të rilindur nga Fryma, nëse nuk jemi të mbushur me Të.
2.5: Ta duam njëri-tjetrin me zemër të pastër: 1Pjetri 1:22
Zemra e pastër është ajo që do të shohë Perëndinë, Mat 5:8. Zemra e pastër është ajo që ka një dashuri të vërtetë për tjetrin. Perëndia na mëson që dashuria jonë të jetë e tillë, të cilën Ai e sheh në zemrën tonë dhe ne e shpalosim nga zemra jonë për të tjerët.
Zemra e pastër ka rëndësi para Perëndisë ndërsa është e mbushur me Fjalën, Frymën, praninë e Perëndisë, mediton mbi Fjalën dhe dashuria e një zemre të pastër vlen shumë në sytë e Zotit.
2.6: Ta duam njëri-tjetrin me dashuri sakrifikuese: 1Thes 1:3
Këtu është fjala për dashurinë për Perëndinë dhe atë vëllazërore, ata ishin të njohur për dashurinë për njëri-tjetrin. 4:9, s’ka nevojë që t’u shkruaj, pra kishin dashuri për Krishtin Tek 2 Sel 1:3, dashuria po tepron, pra ata nuk ishin të përsosur por ata kishin dashuri
Vini re: Mundimi i dashurisë: Pra një dashuri që kushtonte, një dashuri me përkushtim. 2:14 ata ishin përndjekur për shkak të besimit të tyre në Jezus Krishtin , në Maqedoni dhe Akai
2.7: Ta duam njëri-tjetrin me dashuri pa hipokrizi: Rom 12:9, 1Pje 1:22, 1Gjon 2:9-11
Nxitja e të dy apostujve është e qartë: Dashuria vëllazërore duhet të jetë pa hipokrizi:
Dashuria me hipokrizi bën sikur ti e do dikë, apo sikur ai/ajo të do ty. Ajo nuk është me zemër të pastër, nuk është e vërtetë, ajo ka interesa personale, egoiste, ajo nuk e ka për model dashurinë e Zotit, ajo nuk e gëzon zemrën e Atit, ajo nuk është bindje ndaj Tij.
Një marrëdhënie e vërtetë, personale me Perëndinë, patjetër që do të reflektojë dashuri. Pengesa: Krenaria, egoizmi, mungesa e lutjes, e leximit, shembujt negativë, mosbindja, mosfalja, 2Kor 2:6-11, i lihet vend satanit, mopërgatitje për betejën frymërore.
Pyetje për shqyrtim personal dhe si kishë Cilat janë pjesët nga Shkrimi i Shenjtë që të flasin më shumë për dashurinë vëllazërore? Çfarë po të mëson Zoti ndërsa merr kohë të lexosh dhe meditosh mbi to?
Cilët janë shembujt e tu në Shkrimin e Shenjtë të një dashurie vëllazërore me zemër të pastër, si veten, pa hipokrizi, me sakrificë? Çfarë sheh se duhet të përmirësosh në ty ndërsa vëzhgon shembullin e tyre?
A ke vetëdije për dobësi në ty, të cilat të pengojnë të japësh më shumë dashuri? Çfarë po bën që të merresh me to dhe të fitosh mbi to? A je gati të kërkosh ndihmë?
A ka ndonjë çështje nga kultura jote, apo e vendit ku je, që është një pengesë që të shfaqet dashuria jote apo që të rritet?
SHËNIM: Ky material është një pjesë e seminarit, materiali i plotë ofrohet për një seminar në kishën lokale nga IBSH