Si të lexojmë dhe të studiojmë një libër?
| 25 Maj, 2020
Tema: Pse dhe si të lexojmë e të studiojmë ? Cilat janë mënyrat dhe përfitimet e një jete të mbushur me studim? Cilat janë gjërat që duhet të mënjanojmë në një kohë leximi dhe studimi?
Hyrje: Përshëndetje të dashur dëgjues të radio 7, sot do të fillojmë një rubrikë të re: “ Rubrika e librit”. Në këtë rubrikë do të prezantojmë libra të krishterë, do të flasim për disa nga gjërat kryesore që gjejmë në këto libra për jetën tonë frymërore
Në këtë pjesë të parë të programit tonë do të bëjmë një përmbledhje të shkurtër se:
1: Leximi dhe studimi
Më lejoni të sqaroj se ka një dallim mes leximit, pra shfletimi i një libri dhe studimit, që është një kohë leximi e kujdesshme. Vëzhgojmë me kujdes, kuptojmë se pse e ka shkruar autori. Duke nënvijëzuar dhe duke mbajtur shënime, duke përdorur burime shtesë që të ndihmojnë të kuptosh dhe zbatosh atë që po lexon.
2: Si dhe pse duhet të lexojmë e të studiojmë?
Psa 78:1. Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime
Pra, vetë Perëndia na nxit t’i kushtojmë kujdes Fjalës së Tij, ta njohim Perëndinë, atributet e Tij, të jemi bërës të saj.
3: Cilat janë përfitimet frymërore kur ne studiojmë Fjalën e Perëndisë apo një libër tjetër?
3.1: Studimi i Biblës është thelbësor për rritjen tonë frymërore
posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij. 1Pjet 2:2
3.2: Studimi i Biblës është thelbësor për pjekurinë tonë frymërore Heb 5:11-14
Fjala këtu na nxit të ushqehemi me ushqim të fortë, i cili do të shkaktojë këtë pjekuri frymërore në ne
3.3: Studimi i Biblës është thelbësor për efektivitetin tonë frymëror:
I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë. 2Tim 3:16-17
4: Si duhet të studiojmë? Cilat janë disa gjëra që na ndihmojnë apo që na pengojnë?
4.1 Lexo i mbushur me lutje
Lutu para se të lexosh dhe të studiosh. Kërkoji Perëndisë që është frymëzuesi i Fjalës së Perëndisë, që të japë një të kuptuar të plotë, të qartë të asaj që po lexon. Kërko që Perëndia të japë fuqinë dhe urtësinë për t’i zbatuar në jetën tënde ato gjëra.
4.2: Lexo mendueshëm:
Përkushtohu me seriozitet në lexim. Vëre trurin në lëvizje, shmangi shpërqendruesit, TV, telefoni apo të tjerë. Programoje mendjen tënde me të vërtetën e Perëndisë. Kjo të ndihmon të lexosh me durim, për një kohë të gjatë, bëj durim me tekstin dhe me veten.
4.3: Lexo rishtazi:
Lexo vazhdimisht, herë pas here, ekspozoje vazhdimisht veten tënde para Fjalës së Perëndisë
Lexo në mënyrë kronologjike, pra një libër të tërë që të kuptosh plotësinë e asaj që po lexon
Dëgjoje Biblën audio, është një përjetim i veçantë kur i dëgjon fjalët audio
4.4: Vëzhgo me kujdes! Çfarë thotë teksti?
Në këtë proces pyesim: Kush flet ? Cili, cilët ishin përfshirë? Ku dhe kur ndodhi?
Në këtë mënyrë ne zbulojmë detaje dhe shmangim keqkuptime.
4.5: Interpreto me kujdes: Çfarë kuptimi ka teksti?
Interpreto në mënyrë të fjalëpërfjalshme Biblën, përveçse kur ka një gjuhë figurative. Dallo qartë se çfarë kuptimi kishte teksti për lexuesit origjinalë
Studio në kontekst, kuptoje qartë se cili është konteksti.
Lëre shkrimin të interpretojë shkrimin, pra shih brenda kapitullit, librit, Dhiatës, Biblës
4.6: Zbatoje Fjalën. Si duhet t’i përgjigjem? Çfarë duhet të bëj unë?
Shembuj që duhet të ndjek? Jezusi, Pali, Jozefi, Davidi, Maria
Mëkate që duhen braktisur? Kur Zoti të zbulon një mëkat nga leximi i tekstit rrëfeje
Premtime që duhen besuar? Kur po lexon premtime, besoji, shpalli ato në jetën tënde
Urdhra që duhet t’u bindem? Afroju me bindje Fjalës së Perëndisë dhe urdhrave të saj
Veprime që duhen kryer? Merr hapat, bëj veprimet që teksti po të mëson të bësh
KONKLUZION
Të dashur dëgjues, këtu kemi ardhur në fund të rubrikës së librit. Unë dëshiroj fort që gjërat që keni dëgjuar sot do të jenë një ndihmë ndërsa lexoni dhe studioni Biblën.