Lutu për të tjerët Efesianët 3:14-21
| 27 Prill, 2020Tema: Lutu për të tjerët që të njohin, përjetojnë dhe lavdërojnë Perëndinë
Hyrje: Fjala e Perëndisë na mëson të lutemi, sepse kemi dëshirë për miqësi dhe ta njohim Atin, sepse duam të sjellim falënderimet dhe ndërhyrjet tona, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët. Po me çfarë kërkesash vijmë në lutjet tona për veten apo për të tjerët? Mendoni disa prej tyre!
Ai e vizitoi Efesin në Vep 18-19, kaloi tre vjet atje duke mësuar dishepujt nga gjithë Azia në një shkollë. Pati një dëshmi të frytshme sa u vu në rrezik adhurimi i perëndeshës artemisa apo diana
Pali vetë është në burg 3:1,13, Fil 1:13, po, të gjithë po dëgjojnë Ungjillin nga Pali i burgosur.
A mund të kërkonte ai që të luteshin për të ndërsa vuan? Po, në kap 6, ai kërkon që të mund të predikojë Ungjillin me mbushëlli, me guxim dhe jo për vuajtjet e tij në burg. Çfarë shembulli!
1: Fuqi shpirtërore me mbushjen me Frymën e Shenjtë v 16-17
EKS. Pali lutej për shumë kisha, dhe individë; ai dëshiron që edhe ata të luten shumë, ai përulet për ta dhe baza e lutjes se tij është siguria që Perëndia, Ati ynë na dëgjon dhe qëllimi që Perëndia ka për kishën e Tij dhe që kisha të shpallë Ungjillin, urtësinë e Perëndisë. V 10. Po si?
Të forcoheshin me fuqi nëpërmjet Frymës së Shenjtë, që Krishti të banojë, sundojë në zemër
Në Ef 1:13 ne jemi vulosur me Frymën si kapar; tani kërkoni mbushje të përditshme.
Çfarë do të sillte lutja për mbushje me Frymën e Shenjtë për ata por tek ata për të cilët lutemi ne?
Besimtarë, kishë të fortë, aktive ( jo e dobët, pasive, jo të përgjumur ) v 16, në fuqinë e Frymës ku Fryma ndërhyn, na mëson të lutemi, na jep mendjen e Frymës që prodhon jetë dhe paqe; na jep një zemër adhuruese në Frymë e të vërtetën.
Me një jetë të tillë Ef dhe tek ne sot derdhet dashuria e Atit në zemër, shpalosim frytin e Frymës; Gal 5:22, dhunti të reja, urtësi, mprehtësi nga Fjala, fuqi dhe liri prej mëkatit, fuqi për betejën frymërore, unitet frymëror, dëshmi të fortë për Krishtin; karakteri i Krishtit gdhendet në ne.
V 17 Si rezultat, Krishti mbretëron, në një përvojë shumë më të thellë dhe ti bëhesh instrument për lavdinë e Tij në botën tonë
V 10 përmbushet, kisha do të shpallë Ungjillin, të tjerët bëhen bij të Perëndisë, oh sa shumë e dëshiron Ati ynë qiellor këtë gjë përmes nesh si individë po edhe si kishë!
Sepse është e qartë se nevoja për fuqi shpirtërore, jetë të shenjtë, të frytshme, dhunti të reja dhe përdorimin e tyre, frytin e Frymës në ne, që ne me të vërtetë të jemi drita dhe kripa e botës, është e lidhur ngushtë me mbushjen me Fymën e Shenjtë dhe me lutjen, po me lutjen që kërkon jo për vetëm për vete por dhe për të tjerët e për lavdinë e Perëndisë ashtu si Pali bën në këtë lutje.
ILU: Sa herë që mendoj, lutem për kishën që përndiqet, bekohem dhe sfidohem se ku e gjejnë ata fuqinë që të përballen me vuajtje ekstreme! Të dhunuar, të kërcënuar, të burgosur, në kampe pune, pa Bibla, pa bashkësi të krishterë; po a e dini çfarë! askush s’mund t’i ndalojë që të mbushen me Frymën, fuqinë që Ai jep dhe ata janë në gjendje të qëndrojnë deri në vdekje
ZBA: Kur është hera e fundit që je lutur që dikush të mbushet me Frymën e Shenjtë, me fuqi?
* A dëshirojmë që të kemi shenjtëri, fuqi ndaj mëkatit, vështirësive, dobësive, sfidave, frytin e Frymës, dëshmi të fortë? Sigurohu që ke një zemër të pastër; atëherë Fryma e Zotit do të veprojë!
* Ndërsa Jezu Krishti mbretëron në jetën tonë dhe le të lutemi që do të jetë kështu me të tjerët në kishën tonë. Ai do të formojë karakterin e Tij te ne. Shumë gjëra Perëndia do të bëjë mes nesh!
2: Të njohin, rrënjosen dhe themelohen në dashurinë e Krishtit 17-19a
EKS: Ata kishin filluar që ta njihnin këtë dashuri; Fryma e Shenjtë e derdh dashurinë e Atit në zemrën e besimtarit; Rom 5:5, pa njohjen, përjetimin e saj s’je i krishterë.
Përballë nevojës për unitet në kishë, kap 4, përballë një shoqërie egoiste, duhej dashuri në kishë dhe familje, përballë betejës frymërore; kap 6, duhej një dashuri e fortë për Perëndinë, për kishën
Në zbulesën e Tij Perëndia është dashuri, 1Gjo 4:8, Perëndia e tregoi dashurinë në kryq, na deshi kur ishim armiq, Rom 5:8. Ç’dashuri që të quhemi, jemi bij të Perëndisë, 1Gjon 3:1.
Njohja dhe zbatimi i Fjalës është dashuri për Perëndinë, ajo është lidhja e përsosmërisë për kishën, është shenja dalluese se jemi dishepujt e Tij dhe tregues se Krishti mbretëron në ne.
Lutja e Palit: Të vazhdojnë Ta njohin këtë dashuri që tejkalon çdo njohuri, në lutje, në Bibël, në adhurim. Ju keni filluar, po tani vazhdoni ta njihni këtë dashuri hyjnore dhe ndërsa e njohin
Të rrënjosen (agrikultura ) në dashuri (qëndrueshmëri, ushqim, fryte). V 17 Si besimtari në Ps 1
Të themelohen (arkitektura ), (të fortë në sfida, vështirësi), si një ndërtesë me themel të fortë, 17
Rezultati: v 10, kisha do të shpallë Ungjillin, urtësinë e Perëndisë dhe i jep Atij lavdi.
“Dashuria e Krishtit është e gjerë të mbulojë gjithë njerëzimin, e gjatë të zgjasë në përjetësi, e thellë të arrijë mëkatarin më të madh, e lartë që të na lartësojë në qiell. Padyshim që do të kalojmë përjetësinë duke e njohur, përjetuar pasuritë e pahulumtueshme të Hirit, dashurinë e Tij.”
ILU: Themeli i ndërtesave pranë IBSH, një gropë e thellë, sasi e madhe hekuri, betoni, izulues e kur mbaron ndërtesa, themeli është i mbuluar, por ky themel e mbron nga tërmeti.
ZBA: Kur sheh dikë që është i dobët, i vakët në besim, pa pasion për Zotin, ka shenja krenarie, arrogance; lutu që ai/ajo të njohë, të përjetojë, të rrënjoset dhe të themelohet në dashurinë e Perëndisë, që të transformohet prej saj; po sigurohu që ti së pari po e shpalos këtë në jetën tënde
* Kur kjo ndodh, ne si kishë bëhemi tërheqëse për të pashpëtuarit, siç ishte me mua në fillim
* Çfarë i tha Jezusi kishës së Ef tek Zbu 2? Dashurinë e parë e le, pendohu. Ef sot është rrënojë
3: Të mbusheni me plotësinë e Perëndisë; v 19
EKS: Lutja e Palit: Që të mbusheni në gjithë plotësinë e Perëndisë!
Është e qartë se Perëndia që dëshiron që të na japë nga pasuria e lavdisë së Tij, nuk do që t’i mungojë ndonjë gjë besimit tonë.
Plotësinë = i mbushur, kompletuar deri në maksimum, që të mos mungojë azgjë nga ajo që nevojitet besimtarit për të jetuar një jetë të shenjtë, të frytshme që i jep lavdi Perëndisë.
Perëndisë = burimi i jetës, shpëtimit, dhuntive dhe gjithçkaje të nevojshme për besimtarët…
Në Krishtin banon plotësia e Perëndisë, me anë të Tij tek ne, Kol 2:9.
Kishës në Selanik, Pali i thotë se do që t’i japë gjëra që i mungojnë besimit të tyre, 1Sel 3:10
Perëndia na mbush me anë të Frymës, po Ai vetë e mbush jetën tonë në boshllëkun e saj.
Pra që Zoti Jezus të banojë, transformojë dhe sundojë jetët e besimtarëve që çdo ditë do të ishin, jemi më shumë si Ai. Në çdo aspekt të jetës sonë: Personale, familja, shërbesa, puna, dëshmia;
ILU: Në përgjithësi ne kemi aftësinë për të dalluar çfarë i mungon një personi tjetër, ndonjëherë më shumë sesa për veten. Dikujt i mungon durimi, dashuria, urtësia, përulja, pritja, dhe çdo gjë tjetër, lutu për të.
Dhe nëse të ka bërë dhe po të bën të plotë ty, Ati ynë dëshiron që t’i bëjë të plotë në besimin e tyre të gjithë bijtë e Tij.
ZBA: A i mungon diçka jetës sate frymërore? A ka një aspekt ku je i dobët? A ka një fushë ku do të jesh më i fortë? Lutu për veten dhe të tjerët që sot të mbushesh me plotësinë e Perëndisë!.
* Mos ndalo asnjëherë së kërkuari më shumë nga prania e Perëndisë, plotësia e Tij; në ty dhe për të tjerët e do të jepet, plot bujari siç Zoti, Perëndia ynë ka premtuar dhe Ai e bën.
* Që ne të mund të themi si Pali: “Më imitoni mua ndërsa imitoj Krishtin”, Se jam plot, plot me plotësinë e Tij, jo për mua por për lavdinë e Tij
KONKLUZION
* A e ke kuptuar rëndësinë e lutjes ndërmjetësuese? A po e sheh Zotin të veprojë në jetët e tyre?
* Perëndia ka vënë para nesh një përgjegjësi të madhe, të lutemi vazhdimisht për të tjerët, duke u mbështetur në premtimet e Tij dhe në faktin se Ai ka fuqinë të bëjë jo thjesht çfarë kërkojmë ne, por jashtë mase, pafundësisht më tepër në dhe përmes teje, përmes nesh si kishë. V 21
* Të forcohen me fuqi në Frymën, të njohin, e të rrënjosen dhe themelohen në dashurinë e Krishtit, të mbushen me plotësinë e Perëndisë dhe shumë gjëra të tjera kur janë në vullnetin e Tij, Perëndia do t’i bëjë me anë të lutjeve tona.