Kur Zoti ekziston, përse ka vuajtje dhe vdekje?
| 26 Shkurt, 2024Ka disa gjëra që Perëndia bën në jetët tona në kohë vuajtje, dhembje apo për humbjen e një të afërmi.
Zoti e zbulon veten e Tij: I mirë, besnik, i dashur, ngushëllues, ndërhyn plot mëshirë në ditët tona të vuajtjes, apo vajtimit për humbjen e një të afërmi, premtimet janë të vërteta
Mësojmë se në sovranitetin e Tij, Perëndia bën që vuajtjet tona të bashkëveprojnë për mirë, që të rritemi në besimin tonë dhe na transformon në një karakter të perëndishëm
Zoti punon me krenarinë tonë, na mëson të mbështetemi tek Ai, njohim më shumë
Të afërmit tanë jobesimtarë na vëzhgojnë me kujdes se çfarë bëjmë ne në vështirësi dhe se si e besojmë atë që ju kemi thënë atyre për mirësinë, përkujdesjen, fuqinë e Perëndisë
Mësojmë se roli i kishës, është i madh për t’u kujdesur për ata që vuajnë, siç mëson Zoti
Mësojmë të falim dhe të pranojmë faljen e të tjerëve, nëse nuk falim as Ati s’na fal
Në vuajtje, marrim kryqin, (Të bëhesh i krishterë d.m.th që të vish tek kryqi dhe besosh në atë që bëri Krishti, por që të bëhesh dishepull d.m.th që ta marrësh kryqin e ta ndjekësh )
Vuajtjet tona na bëjnë pjesë të vuajtjeve dhe të lavdisë së Krishtit që na pret në qiell
Në kohë vështirësie, hiri i Perëndisë na mjafton, na forcon, na shndërron, por jo gjithnjë na e zëvendëson dhembjen; 2Kor 12 ( Perëndi i hirit, Fjalë e Hirit, Fron i Hirit)
Ka diçka më të keqe se dhembja, sëmundja, vuajtja dhe ky është mëkati, mos e neglizho, mëkati e prish miqësinë tonë me Perëndinë, njerëzit.
Për të mësuar më shumë për këtë temë të rëndësishme dhe po ashtu se si të ndihmojmë dikë në vështirësi ndiqni intervistën në TV 7