Kremtimi i Disiplinës – (Audio)
Posted by WEB MASTER | 8 Dhjetor, 2020
Që nga fillimi i kishës e deri sot, burrat dhe gratë të cilët kanë lënë gjurmë në histori janë ata që në dashurinë dhe bindjen e tyre ndaj Zotit janë ushtruar në disiplina frymërore. Ky libër është një thirrje për t’u thelluar në besimin tonë te Perëndia. Dhe pse duken të vështira ato nuk janë të tilla, përkundrazi i japin jetë e gjallëri ecjes me Zotin. Disiplinat janë mënyra e Perëndisë për të na transformuar më tepër. Ato kanë për synim të sjellin bollëkun e Perëndisë në jetën tonë ndërsa ecim me anë të Hirit të Tij, ato janë një bekim dhe jo një mallkim. Rezultati: një karakter më i perëndishëm, më shumë fuqi për shenjtëri, dëshmi në botë, e në plot raste më shumë fryt për lavdinë e Perëndisë. Dëshirojmë fort t’i shohim këto dhe më shumë në kishën e Zotit mes shqiptarëve!