Disiplinat e një familjeje të perëndishme – Audio
| 16 Dhjetor, 2025
Perëndia, krijuesi i gjithësisë e themeloi martesën dhe familjen që në fillim të krijimit. Me anë të saj Ati qiellor krijoi një gjë të bukur, të shenjtë, pa të cilën nuk do të kishte jetë. Ai e vendosi familjen si një institucion themelor për një kishë e shoqëri të shëndetshme, ku ka dashuri, respekt, nderim, shenjtëri, përkushtim dhe që këto vlera t’u përcillen brezave.
Familja e krishterë në Shqipëri është e re, por ajo ka detyrën e shenjtë për t’u ndërtuar si duhet që t’i lërë brezave një trashëgimi të perëndishme. Ky libër vjen në shqip pikërisht për të ndihmuar familjen që përmes disiplinave shpirtërore të themelohet mirë, të jetë e fortë, e shëndetshme, të jetë vendi i jetës shpirtërore me lutje dhe lexim por edhe i gëzimit e harmonisë.
Jezu Krishti, Zoti i kishës, me anë të Shkrimeve, fuqisë së Frymës së Shenjtë dhe kishës së Tij do t’i japë prindërve dhe fëmijëve çdo gjë që ju duhet që të përmbushin përgjegjësitë e tyre në familje, në kishë dhe në shoqëri me qëllim që t’i sjellim Atij lavdi.
Është urimi dhe lutja jonë si botues që ashtu siç është bekim për mijëra familje në gjuhët e tjera ky libër me përmbajtjen dhe parimet e tij do të jetë i tillë edhe për familjen tonë në Shqipëri!
Botuesi – Instituti Biblik i Shqipërisë, IBSH.



