Terms and conditions

Të dashur miq!

Mirësevini në ibsh.al

Kemi kënaqësinë t’ju mirëpresim në faqen tonë pas një pune të madhe përgatitore,

Është synimi ynë që përmes përdorimit të faqes sonë ju do të keni një kohë që do t’ju vlejë, do të jetë ndërtuese për ju dhe madje të keni dëshirë që ta ndani këtë faqe me të tjerët.

Përpara se të përfitoni nga shërbimet tona duam t’ju paraqesim termat dhe kushtet e saj.

Duam që t’ju bëjmë me dije se të gjitha materialet e vendosura në këtë faqe janë produkt i punës së stafit të IBSH apo janë me leje nga autorët për Institutin Biblik të Shqipërisë.

Mbetet qartazi qëllimi ynë si shërbesë e krishterë për të pajisur të krishterët për jetë, shërbesë dhe ndikim në botë me anë të librave, seminareve, artikujve, predikimeve, videove që janë në faqen tonë.

Prandaj! Kur ju shkarkoni një material falas apo me pagesë ju kërkojmë që të mos e shpërndani atë, të mos e shisni atë, të mos e riprodhoni atë për burime të tjera, por të jetë vetëm i juaji.

Ne marrim përsipër që t’ju vijmë në ndihmë kur blerjet tuaja nuk funksionojnë siç duhet duke i kthyer paratë blerësit. Për këtë arsye kemi vendosur një periudhë dy javore derisa paratë të kalojnë në llogarinë e IBSH.

Zoti bëftë që përmes përdorimit të këtyre materialeve do të rritemi në marrëdhënien tonë me Të, do të kemi një karakter më të perëndishëm, do të kemi një ndikim më pozitiv në shoqëri për lavdinë e Tij! Kjo është lutja jonë ndërsa përdorni faqen tonë!

Nëse keni kërkesa, ide, sugjerime për përmirësimin e faqes ne i mirëpresim ato!

Ju presim të na vizitoni sërish!

sqAlbanian